Klubet në të gjithë botën janë duke tentuar ta përmirësojnë atmosferën e krijuar brenda stadiumeve nga tifozët e pranishëm dhe klubi që ka arritur ta bëjë këtë gjë më së miri është klubi turk, Galatasaray.
Klubet nga Premierliga shpeshherë përballen me atmosferë të qetë në stadiume për shkak të turistëve të shumtë të cilët blejnë bileta në stadium përkundër që nuk janë tifozë që klubeve që po luajnë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, janë disa klube në Evropë të cilat kanë arritur t’i frymëzojnë tifozët e tyre të krijojnë atmosferë të mrekullueshme brenda stadiumeve. Një nga këto klube është edhe Liverpooli, që gjatë këtij sezoni ka qenë në formë të jashtëzakonshme.
Anfieldi është i famshëm për zhurmën që e bëjnë tifozët e pranishëm, veçanërisht në minutat e parë të ndeshjes, kur këndohet himni i klubit “You will never walk alone”. Megjithatë, atmosfera në Anfield mbeti pas atmosferës në stadiumin e Galatasarayt dhe Dortmundit, ndërsa në pozitën e katërt është Celtic.
Stadiumi i Galatasarayt, The Turk Telekom, është zakonisht i mbushur me fishekzjarrë dhe bomba tymi në tribunat e stadiumit. Tifozët nuk presin që të krijojnë atmosferë vetëm gjatë ndeshjeve, mirëpo e bëjnë këtë gjë edhe gjatë seancave stërvitore dhe ndeshjeve të ekipit U-19.