Trajneri i Paris Saint-Germain kërkon vëmendja nga lojtarët e tij. PSG dërrmoi Barcelonën në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur 4:0.Përkundër kësaj epërsie të lartë nga ndeshja e parë, trajneri Unai Emery, preferon të qëndrojë me këmbë në tokë duke mos dashur që ta marrë si të sigurt kualifikimin në çerekfinale, transmeton KosovaPress. “Është një motivim i madh të përballesh ndaj Barcelonës, gjithashtu edhe një vështirësi”, ka deklaruar spanjolli për Marca.“Kjo paraqitje lë një shije të ëmbël, por mos të harrojmë që kemi edhe 90 minuta për të luajtur”.“Ne i dominuam ata dhe kemi zhvilluar një ndeshje të kompletuar. Tani duhet të jemi shumë të koncentruar dhe mos të lejojmë që në ndeshjen e kthimit të ketë një rënie që mund të na kushtojë”, ka përfunduar Emery.