Java që shkoi nuk ka qenë me fat për sulmuesin Kun Aguero, i cili pasi theu brinjët në aksidentin e së premtes, me të gjitha gjasat ka mbetur edhe beqar. Sipas The Sun, dy ditë pas aksidentit 29-vjeçari është lënë edhe nga e dashura e tij 31-vjeçarja Karina Tejeda. E njohur si princesha e vogël në shtetin latin, Karina ka qenë në një marrëdhënie me sulmuesin e City prej 4 vitesh.