Ish-ylli argjentinas i Manchester Unitedit, tani në Paris Saint-Germain, Angel di Maria, beson se ish-trajneri i tij , Louis van Gaal, është fajtor për dështimin e tij në Old Trafford. Di Maria ishte transferua nga Real Madridi në Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës së vitin 2014, për një shumë që atëherë kishte thyer rekordin në Angli për lojtarin më të shtrenjtë, 67 milionë euro, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Mirëpo, ai nuk arriti t’i plotësojë pritshmëritë për të, duke kontribuar në vetëm katër gola dhe 12 asiste në gjithsej 32 paraqitje për “Djajtë e kuq” para se të transferohej në Paris Saint-Germain në fund të sezonit 2014/2015.
Megjithatë, Di Maria beson ai mund të kishte bërë paraqitje shumë më të mirë nëse trajneri Van Gaal, i cili kritikohej mjaft shumë për stilin e lojës së tij, do t’i kishte dhënë atij më shumë liri për ta shprehur veten në fazën e sulmit.
“Unë qëndrova vetëm për një vit. Nuk ishte periudha më e mirë në karrierën time, ose më mirë të them nuk m’u lejua të kaloja më së miri atje. Kishte situata të komplikuara me trajnerin nganjëherë”, ka thënë Di Maria për France Bleu.
“Mirëpo, falë Zotit, unë e pata mundësinë të transferohesha në Paris Saint-Germain dhe ta dëshmojë përsëri veten”.
Di Maria do të kthehet në Old Trafford për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, ku Manchester Unitedi do të përballet me Paris Saint-Germainit, në luftën për ta zënë një vend në ndeshjet çerekfinale.