Marrëveshja ndërmjet Interit dhë Romës është arritur në bazën ë dy huazimeve më detyrim blerje për një shifër rreth 27 milionë euro por gjithçka është vënë në rrezik tani. Sipas Gazzetta dello Sport, kjo marrëveshje “pothuajse ka dështuar”. Kështu, shkëmbimi i dy lojtarëve Politano-Spinazzola për momentin është në dyshim të madh.
Interi, pas vizitave mjekësore nuk i ka dhënë asnjë kontratë për të firmosur ish-lojtarit të krahut të Juventusit dhe Atalantës. Për të është vendosur nga Conte që ai të provohet edhe nga Pintus në fushën ë lojës në Appiano: zikaltërit nuk duan të rrezikojnë sepse ai ka pasur shumë probleme më dëmtimet në të kaluarën.