Diego Costa edhe zyrtarisht ka kompletuar transferimin e tij nga Chelsea në Atletico Madrid, pas problemeve që kishte me trajnerin Antonio Conte.
Ai është shprehur shumë i lumtur për kthimin në Atletico, për të cilën skuadër thotë se është shtëpia e tij.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Gjithmonë kam thënë që Atletico është shtëpia ime. Jam shumë, shumë, shumë i lumtur. Kam dëshirë të zjarrtë të nis të kontribuoj. Do të jap gjithçka për skuadrën, siç përpiqem gjithmonë”, ka thënë Costa për faqen zyrtare të Atleticos.
Costa do të ketë mundësi të luajë për Atleticon vetëm nga 1 janari i vitit 2018.