Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy ndeshjet e kthyese të çerekfinaleve. Padyshim se kryesfida luhet në ‘Camp Nou’, ku ballafaqohen Barcelona dhe Juventusi, një sfidë që pritet të jetë dramatike, transmeton KosovaPress. Katalunasit në këtë përballje hyjnë me disavantazh prej tre golave nga ndeshja e parë e zhvilluar një javë më parë në Torino. Në letër duket një mision i vështirë për skuadrën e Luis Enriqes, por duke e parë përmbysjen që ia bëri PSG-së në fazën e kaluar, atëherë gjithçka është e mundur.
Një tjetër përballje interesante pritet të luhet edhe në “Stade Louis” ndërmjet Monacos dhe Dortmund. Skuadra që i ka kaluar të gjitha pritshmërit, Monaco, në këtë takim hyn me një avantazh të madh, pas fitores së madhe në ndeshjen e parë prej 2-3 në Dortmund.
Shorti për gjysmëfinalet e elitës së futbollit evropian, tërhiqet të premten pasdite.