Andrea Pirlo në moshën 38 vjeçare ka vendosur që të pensionohet nga futbolli, pas një karrierë të suksesshme, duke luajtur për Inter, Milan, Juventus dhe New York City. Pas pensionimit ai ka marrë shumë mesazhe, një ndër to edhe nga ish-bashkëlojtari, Mario alotelli, i cili thotë se Pirlo është i papërsëritshëm.
Por, ai beson se Pirlo do të mund të luante pa problem edhe për 10 vite të tjera. “Unik, i papërsëritshëm, fenomen. Kam pasur nderin të luaj me ty, faleminderit për gjithçka. Për mua, ju do të mund të luanit edhe për 10 vite tjera”, shkruan Balotelli në Instagram.