Zona me drita të kuqe në Amsterdam ose më mirë të themi zona famëkeqe sapo ka krijuar një çmenduri. Një lokal i ri quajtur “Hot Crescent”, ofron për klientët e tij të besimit Shiit prostituta “hallall”. Pronari i lokalit, Jonathan Swick, është konsultuar me tre imam të moderuar për të identifikuar kërkesat hallall, ndërsa leje pune ka marrë edhe nga autoritetet e Amsterdamit. Si rezultat i kësaj, prostitutat nuk përdorin alkool ose drogëra dhe ato luten pesë herë në ditë, në bazë të traditave islamike. Në kthim, klientët duhet të bëjnë seks në atë mënyrë që mos të shkelë traditat e Islamit Shia. Swick u ka dorëzuar autoriteteve miratimin e imamëve se islami Shiit lejon Nikah al-Mutah ose “martesat për kënaqësi”, një opsion i kontestueshëm që lejon martesat e përkohshme me kontratë. Kohëzgjatja e martesës vendoset paraprakisht dhe përfundon në mënyrë automatike në bazë të periudhës së caktuar. Martesa mund të rinovohet në bazë të një pagese financiare që burri bën ndaj gruas. Prostitutat e nxehta të “Cresent” duhet të kryejnë testet mjekësore çdo dy muaj dhe pronari Swick beson se kjo do të jetë një mënyrë e shëndetshme dhe e pafajshme për të kënaqur nevojat e besimtarëve.