Liverpool sezonin e kaluar në Premier Ligë mbeti në vendin e dytë duke pasur një pikë me pak se Manchester City, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha. Holandezi ka thënë se dëshiron të vazhdojë me fitore dhe të mundohen të bëjnë më të mirën në të gjitha ndeshjet e ardhshme.
“Duam të vazhdojmë, duam të fitojmë çdo ndeshje. Kemi shtatë ndeshje të rëndësishëm para pushim tjetër ndërkombëtar. Qëllimi është t’i fitojmë të shtatë ndeshjet, andaj do të mundohemi dhe ta bëjmë këtë gjë. E dimë sa të fortë janë City përsëri këtë sezon. Mirëpo kemi kundërshtarë të tjerë gjithashtu. Kemi disa ndeshje të vështira. Jemi mysafirë te Chelsea, mysafirë të Napoli. Kemi mentalitetin dhe lojtarët duan të fitojnë të gjitha ndeshjet e ardhshme”, deklaroi ai.