Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi, ka thënë se nuk do të “luftojë” me klubin kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij.
Shqiptari që luan për kombëtaren e Gjermanisë, nuk është i lumtur me situatën në klub, pasi nuk po luan rregullisht në formacionin e parë.
Mustafi nuk pranoi të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar, duke refuzuar ofertat.Ai tha se do të vazhdojë të jap më të mirën për “Topçinjtë”, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.
“Babai, që është edhe agjenti im ka biseduar me klubin. Jam lojtar i Arsenalit dhe kam dy vite tjera në kontratë. Nuk kam qenë lojtar që fillon ‘luftën’, kur diçka nuk funksionon. Jam i hapur për sfidën e radhës, nëse jo, do të vazhdoj të bëj më të mirën. Emery sillet me mua njësoi si më të gjithë lojtarët, andaj luajta në ndeshjen e fundit. Do të shohim çfarë do të ndodh në të ardhmen”, deklaroi ai.