Që nga sot dita ndërkombëtare e Lutjes dhe e Ndërgjegjes Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, do të jetë 8 shkurti.
Kështu është vendosur në një konferencë të mbajtur në Vatikan, ku edhe u prezantuar kjo ditë për herë të parë, e që përkon me ditën e festës së skllaves Sudaneze, Josephine Bakhita, e cila pasi që u lirua u bë murgeshë dhe u betua në ligjin e kishës në vitin 2000. Dita është promovuar nga Këshilli Papnor, i quajtur “Drejtësi dhe Paqe”, që merret me “Kujdesin e Emigrantëve dhe të Popujve Shëtitës”, së bashku me Bashkimin Ndërkombëtar të eprorëve të Përgjithshëm (UISG).