Kryeministrja britanike, Theresa Mej deklaroi se është mundur që lëvizja e lirë e personave midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian të vazhdojë për një kohë të caktuar pas hyrjes në fuqi të Bregzitit, njofton Bi-Bi-Si.
Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Mej theksoi para gazetarëve se faza kalimtare pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja do t’u mundësojë kompanive dhe qeverive të kenë kohë për t’u adaptuar ndaj kufizimeve eventuale të reja, të cilat janë dakorduar në marrëveshjen për Bregzit.
Gazeta “Fajnenshëll tajms” publikoi se Mej ka deklaruar se Britania e Madhe nuk do ta finalizojë marrëveshjen e lirë tregtare me BE-në derisa nuk mbaron procedura për Bregzit në vitin 2019, duke e pasur parasysh atë se ka kërkesa juridike se si BE-ja t’i udhëheq negociatat tregtare.