Shkup, 8 shkurt – Ministria e arsimit dhe shkencës fton nxënësit, studentët, arsimtarët dhe profesorët ti bashkangjiten iniciativës së shoqatës joformale “Në biçikletë”, në kuadër të aksionit global “Gjatë dimrit në me biçikletë në shkollë dhe punë”. Qëllimi i kësaj iniciative është ngritja e vetdijes për rëndësine e përfitimeve nga shfrytëzimi i biçikletave si mjet transportimi. “Kënaquni me vozitjen, respektoni shenjat e komunikacionit, kujdes në sigurinë personale dhe pjesmarrësit tjetër të komunikacionit. Kujdesi për ambientin jetësor, gëzimi juaj, kursimi i kohës dhe parave është motivimi më i madh për vozitje me biçikletave”, shkruan thirrja e MASH.