​Willian dëshiron të qëndrojë në Chelsea

4

Sulmuesi i Chelseas, Willian ka folur për të ardhmen e tij. Willian, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, ka refuzuar mundësinë për t’u larguar, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.

Për brazilianin gjatë verës kanë shprehur interesim disa klube, ndër to edhe Barcelona. Ai tha se nuk është duke e menduar të ardhmen, por dëshiron t’i ndihmojë klubit anglez për të qenë sa më të mirë këtë sezon.

“Dua të qëndroj. E di që kam vetëm një vit, por më pëlqen të luaj për Chelsean. Nuk po e mendoj të ardhmen time. Dua të luaj futboll dhe t’i ndihmoj klubit”, deklaroi ai.Chelsea këtë sezon është në vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë.

Comments are closed.