​Viafara ekstradohet në SHBA nën akuza për trafikun e drogës

Ish-mesfushori kolumbian i futbollit, Jhon Viafara u ekstradua të shtunën në Shtetet e Bashkuara pas akuzave për trafik droge, njoftoi transmetuesi kombëtar “Canal Uno”. Sipas raportit 41-vjeçari u arrestua në mars së bashku me disa persona të tjerë. Ai dyshohet për përfshirje në dërgimin e 3 tonë kokaine në SHBA në vitin 2019.

Canal Uno deklaroi se pasi Viafara i dha fund karrierës së tij të futbollit në 2015, iu kërkua të investojë para në biznese të paligjshme dhe ka qenë në kontakt me trafikantët meksikanë të drogës.