​Varane: Transferimi i Pogbas do të ishte i mirë

Mbrojtësi i Real Madridit ka pranuar se do të jetë i lumtur nëse Paul Pogba transferohet në “Old Trafford”.
Pogba vazhdon të jetë i lidhur me Realin, pavarësisht që afati kalimtar është mbyllur, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.

Lidhur me këtë ka folur edhe futbollisti francez, i cili tha se transferimi i tij do të ishte i mirë për të gjithë.

“Është mik i imi. Nëse do të transferohej, do të ishte më mirë për mua. Do të shohim zgjidhjen që do të bëjë dhe do të shohim ku do të jetë në të ardhmen”, deklaroi ai.