​Rama: Asnjë centimetër e truallit nuk do të preket nga asnjë privat

0

Kryeministri Edi Rama me një status në Facebook iu është përgjigjur kritikëve, duke u shprehur se asnjë centimetër katror e truallit të Tetarit Kombëtar nuk do të përvetësohet nga privati, por mbi të do të ndërtohet një teatër i ri.

“Është folur e stërfolur, shpifur e stërshpifur, akuzuar e stërakuzuar, për truallin e teatrit që do ‘kafshohet’ nga privati! Në fakt ASNJE CM2 e truallit të teatrit nuk do të preket nga asnjë privat dhe mbi të do të ndërtohet VETËM TEATRI I RI KOMBËTAR!”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe një video, shkruan Top Channel.

Postimi i Ramës:

Ndërsa po, është e vërtetë që matanë murit rrethues të teatrit ekzistues, ka një truall në pronë të bashkisë që do t’i jepet privatit, NË KËMBIM TË TEATRIT TË RI që privati do të ndërtojë me kapitalin e tij, pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit! Dhe trualli në fjalë është ky që do të shikoni në këtë video.

Shikojeni dhe më thoni: A është ky truall një vlerë arkeologjike, historike, kombëtare apo kulturore, që po e humbet Shqipëria me këtë partneritet Publik-Privat për Teatrin e Ri Kombëtar? Dhe nëse jo, a nuk i’a vlen që në këmbim të këtij trualli, i cili do t’i bashkëngjitet pronave private përreth, Shqipëria të përfitojë një Teatër të Ri Kombëtar të denjë për Shqipërinë që duam?

Shikim të mbarë.

Loading…

Comments are closed.