​Përfundon votimi në Britani, exit poll e shpall fitues Boris Jonhsonin

8

Londër, 12 dhjetor – Ka përfunduar votimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale në Britani të Madhe.

Votimi ka përfunduar në orën lokale 22:00  në Britani dhe rezultatet e exit pollit njoftojnë se partia e parë kanë dal konservatorët e Boris Jonhson.

Sipas exit pollit, konservativët kanë fituar 368 deputetë, laburistët e drejtuar nga Jeremy Corbyn ka fituar 191 vota, Partia Nacionale Skoceze ka 55 ndërsa Liberdemokratët pritet të marrin 13 vota, raporton BBC.

Këto cilësohen si zgjedhjet më të rëndësishme në Britani në vitet e fundit. Vendin e pret një paqartësi e madhe sa i përket procesit të Brexitit.

Këto janë zgjedhjet e treta nacionale në pesë vitet e fundit në Britani.(koha.mk)

Comments are closed.