​Napoli e Atletico nuk heqin dorë nga James Rodriguez

0

Napoli dhe Atletico Madrid nuk e kanë plan të heqin dorë nga mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez. Pas lëndimit të Marco Asensios në ndeshjen kundër Arsenalit, klubi madrilen ka thënë se nuk dëshiron ta shesë. Zidane është duke kërkuar shitjen e tij, pasi ende nuk e ka lejuar të luaj.

Gjithsesi, gjatë ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket këtij operacioni transferimi, pasi kujtojmë se më herët është përfolur edhe për një qëndrim në Iberik, pas lëndimit të Asensios.

Comments are closed.