​Mungon ndaj Atleticos për shkak të testeve në shkollë

Kai Havertz do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayer Leverkusenit.  17 vjeçari i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz nuk ka udhëtuar për Madrid, ku skuadra e tij do të luaj ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.  Arsye është se Havertz ka teste në shkollë dhe nuk është lejuar që të udhëtojë për panjë. Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra e Leverkusenit.