​LeBron James tejkalon edhe legjendën Michael Jordan

Skuadra nga Ohio fitoi ndeshjen e pestë ndaj Bostoni në TD Garden 135-102 duke mbyllur llogaritë e përballjeve me të në 4-1. LeBron James ishte heroi për Cavaliers me 35 pikët e  shënuara prej tij duke shkruar emrin në historinë e NBA si shënuesi më i mirë në fazën e playoffit. Basketbollisti i Cleveland arriti në kuotën e 5995 pikëve në këtë fazë duke lënë pas legjendën Michael Jordan, që deri tani kryesonte me 5987 pikë. Seria e ndeshjeve të finales së madhe të NBA mes Golden State dhe Cleveland nis në 1 qershor me ndeshjen që do të zhvillohet në Oracle Arena. Warriors e fitoi titullin në 2015, ndërsa Cavaliers në 2016, tani mbetet për të mësuar se cila nga këto dy skuadra do të rimarrë unazën e skuadrës më të mirë në NBA.