​La Liga, ndeshja kryesore ajo mes Cadiz dhe Barcelonës

16

La liga spanjolle vazhdon sot me ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë të sezonit të ri 2021/22, ku kryendeshja do të jetë ajo mes Cadizit dhe Barcelonës.

Gjigandi spanjoll Barcelona do të zhvillojë sot ndeshje në udhëtim kundër skuadrës së Cadizit, dhe do të synojë me çdo kusht të arkëtojë tre pikët e plota që t’i rikthehet rezultateve pozitive.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes skuadrës së Granadas dhe asaj të Real Sociedadit.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Real Madridi me 16 pikë, dy më shumë se vendi i dytë dhe kampioni aktual Atletico Madridi. Top 4 e mbyllin Sevilla me 11 pikë dhe Valencia me 10 sosh.

Në anën tjetër, Granada zë vendin e 18 me vetëm tre pikë, kurse Getafe dhe Alaves pozicionohen në fund të tabelës me asnjë pikë të arkëtuar.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.

19:30 Granada – Real Sociedad (Stadiumi Nuevo Los Cármenes)

19:30 Osasuna – Betis (Stadiumi El Sadar)

22:00 Cadiz CF – Barcelona (Stadiumi Nuevo Mirandilla)