​Kryetari i UFC-së zbulon detajet e rimeçit Khabib – McGregor

12

Kryetari i UFC-së, Dana White, e ka konfirmuar se rimeçi mes Khabib Nurmagomedovit dhe Conor McGregorit do të ndodhë gjatë muajve në vazhdim, gjatë vitit 2019, duke lënë të kuptohet se asnjëri prej tyre nuk do të pezullohet për kohë të gjatë nga UFC.

Në tetor të vitit të kaluar, pas gjitha zënkave dhe kërcënimeve, McGregor u dorëzua në fund të rundit të katërt kur Khabibi e mbajti atë në një pozitë të pafavorshme për irlandezin, duke e fituar përsëri kurorën e peshave të rënda, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pasi e fitoi meçin, Khabib e kapërceu rrethojën e kafazit dhe e filloi një përleshje me shokun dhe anëtarin e stafit të McGregorit, Dillion Danis. Edhe vet McGregori u ngjit në rrethojë pastaj dhe e goditi një anëtar të stafit të Khabibit.

Përleshja nuk përfundoi këtu pasi që vetëm disa sekonda më vonë, një nga pjesëtarët e grupit të Khabibit hyri brenda kafazit dhe nga prapa shpinës e goditi McGregorin.

“Përderisa gjithçka shkon mirë, ky rimeç do të ndodhë. Mendoj se shumë njerëz mezi po presin ta shikojnë këtë rimeç. Natyrisht, përsëri, ne nuk e kemi diskutuar këtë me Komisionin Shtetëror të Nevadës për Atletikë”, ka thënë White.

“Do ta bëjmë këtë gjë dhe pasi ta shikojmë se si do të rrjedhin gjërat, do ta bëjmë të ditur datën e saktë. A do të ndodhë në vitin 2019? Po, unë jam i bindur se po”.