​Ja sa shpenzon Xherdan Shaqiri për veshjet e tij (FOTO)

7

Mesfushori i Liverpoolit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka edhe një pasion tjetër përpos futbollit, atij i pëlqen të veshë rrobat e dizajnuara nga markat më prestigjioze të botës. Shaqiri, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës për 13.5 milionë euro. Ai iu bashkua skuadrës së Jurgen Kloppit pas tri viteve me Stoke Cityn, të cilën ranë nga Premierliga në fund të sezonit të kaluar, përcjell Gazeta Express.

Ylli i Liverpoolit, i cili është vazhdimisht duke udhëtuar, shpenzon mjaft shumë para për çantat dhe bluzat e tij, të cilat janë pothuajse gjithmonë të kompanive luksoze.

26-vjeçari është njëri ndër lojtarët e Liverpoolit të cilët i kushtojnë më së shumti rëndësi modës, së bashku me Naby Keitan dhe Adam Lallanan, raporton The Sun.

 

Comments are closed.