​Divorci/Kanye West nuk ishte “i gatshëm për kompromis”

3

Kim Kardashian është përqendruar në mirëqenien e vet dhe të katër fëmijëve të saj mes divorcit nga Kanye West.

Pas gati shtatë vjet martese, Kardashian (40) zyrtarisht bëri kërkesë për divorc nga West (43) të premten, sipas revistës People.

Çifti ka vajzat North dhe Chicago, dhe djemtë Saint e Psalm, të cilët do të mbushin 2 vjeç në maj.

Një burim tha për revistën People se ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ishte me familjen gjatë fundjavës, duke kaluar kohë me ata që ishin më pranë saj ndërsa ajo vazhdon të merret me çështjen e divorcit.

“Megjithëse Kim dhe Kanye janë ndarë për muaj të tërë, ishte ende emocionuese që Kim në fakt të kërkonte divorc. Ajo e kaloi fundjavën duke u kujdesur për veten dhe fëmijët e saj. Ajo po kalon kohë me nënën e saj, motrat dhe nuk është duke punuar. Kim ndihet me fat që rrethohet nga familja e saj e madhe”, ka thënë ky burim për People.

Po sipas këtij burimi, themeluesi i SKIMS po ndihet “i zhgënjyer” që ajo dhe West nuk mund ta bënin martesën funksionale.

“Nuk ka asnjë dramë midis Kim dhe Kanye. Kim është kryesisht e zhgënjyer që nuk mund të kuptonin se si të qëndronin të martuar. Por duhen dy njerëz për të krijuar një martesë të lumtur. Kim kishte ndjenjën që Kanye nuk është i gatshëm të bëjë punën e vështirë dhe kompromisin”, pohon ky burim.

Ndarja midis Kardashian dhe West vjen pas një periudhe të trazuar për çiftin, i cili ishte në prag të divorcit verën e kaluar para se të rilidheshin dhe të kalonin kohë private së bashku me fëmijët e tyre.

Por në janar, burime të shumta i konfirmuan People, se Kardashian kishte diskutuar me avokaten e divorcit të profilit të lartë Laura Wasser dhe kishte në plan të paraqiste kërkesën për divorc.