​BE-ja forcon mbrojtjen e informatorëve

Shkup, 7 tetor – “Ministrat e Drejtësisë miratuan këto rregulla të reja”. Ministrat e BE-së miratuan sot një direktivë për të mbrojtur informatorët, të cilët mund të paralajmërojnë opinionin publik për një skandal financiar, shëndetësor ose mjedisor, pa patur frikë nga hakmarrja.

Të mbledhur në Luksemburg, ministrat e Drejtësisë miratuan këto rregulla të reja, që duhet të përfshihen nga vendet anëtare në ligjin e tyre kombëtar brenda dy viteve. “Askush duhet të rrezikojë reputacionin ose punën e tij, për të denoncuar sjellje të paligjshme”, deklaroi ministrja finlandeze e Drejtësisë, Anna-Maja Henriksson, vendi i së cilës ka presidencën e radhës në BE.