Për gjashtë për qind është zvogëluar epërsia e Partisë Konservative e kryeministres britanike, Tereza Mej ndaj Partisë opozitare Laburiste në pritje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 8 qershor, treguan mbrëmë rezultatet e publikuara nga anketa e institutit “KomRes”.
Hulumtimi, i zbatuar prej më 24 deri më 26 maj, për gazetat “Sandej miror” dhe “Indipendent”, tregon se epërsia e konservativëve të Tereza Mej prej më 18 ka rënë në 12 për qind, sa ishte më 13 maj, siç ishte e konfirmuar me anketën e atëhershme, transmetojnë mediat britanike.
“Komres”, i cili në Internet ka intervistuar 1.024 votues, kumtoi se popullariteti i Partisë Konservative në mesin e të anketuarve ka rënë për dy për qind, prandaj kjo parti tani e gëzon besimin e 46 për qind të votuesve. Nga ana tjetër, Partia Laburiste tani ka për katër për qind më shumë ithtarë dhe besim prej 34 për qind të të anketuarve.
“Tereza Mej është favorite kategorike në zgjedhje, por për momentin nuk është e qartë se sa fitore të madhe do të mund të arrijë”, deklaroi për Rojters profesori i politikologjisë Xhon Kertis nga universitetit “Stratklajd”. “Nuk është e sigurt se ajo do të fitojë shumicë të madhe, të cilën planifikonte ta arrijë”, shtoi Kertis.
Mej i caktoi zgjedhjet e parakohshme që të fitojë shumicë më të madhe në Parlament, që do t’i japë më shumë liri në negociatat për Bregzit dhe të fitojë kohë që të përgatitet për ballafaqim me pasojat nga braktisja e BE-së dhe që ta përforcojë kontrollin e saj brenda partisë. Por, nëse nuk ia del të arrijë shumicë më të madhe prej 12 pozitave aktuale në Parlament, vendimin e saj hazard për konvokimin e zgjedhjeve të parakohshme do ta shënojë me josukses dhe autoriteti i saj mund të dobësohet mu gjatë fillimit të negociatave zyrtare për Bregzit.