Blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore në tremujorin e parë të këtij viti janë zvogëluar për 14,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë. Te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është vërejtur ulje për 30 për qind, ndërsa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimtaria personale ka rritje për 50,6 për qind.
Rritje të blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është regjistruar te: drithërat, mbjelljet kopshtare dhe foragjene, pemët, pijet alkoolike, kafshët dhe shpezët dhe vezët, ndërsa ulje te mbjelljet industriale, qumështi dhe prodhimet e qumështit dhe peshku. Distribuimi mujor i vlerës së blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore tregon ulje në muajin janar dhe shkurt, ndërsa në mars është vërejtur rritje, bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë.