Rreth 270 persona të akomoduar në Qendrën për pranimin e refugjateve në qytetin bullgar Harmanli u evakuuan natën e kaluar për shkak të zjarrit në objekt, njoftoi policia lokale. Siç njoftoi BTA, zjarri ka shpërthyer rreth 30 minuta pas mesnate sipas kohës lokale (23:30 sipas kohës së Evropës së Mesme) në hapësirën e cila është shfrytëzuar si depo.
Nga zjarri nuk ka viktima, por janë shkatërruar 10 dyshekë, 15 metra nga instalimi elektrik dhe 50 metra katror të objektit. “Shkaqet për zjarrin po konfirmohen. Hetimi është në vijim. Në këtë fazë ende nuk mundemi me siguri të konkludojmë kush e ka shkaktuar zjarrin”, deklaroi inspektori i drejtorisë policore në Haskovë, Plamen Petkov. Refugjatët janë evakuuar në kohë nga hapësirat në të cilat kanë qëndruar dhe tani janë transferuar përkohësisht në vend të sigurt.