Zjarr në barakat pranë SHMQSH “Zdrako Cvetkovski”

14

Zjarr shpërtheu në barakat pranë SHMQSH “Zdravsko Cvetkovski” në bulevardin “Aradhet partizane” në lagjen Karposh të Shkupit. Sipas informacione fillestare zjarri ka përfshirë tri baraka të braktisura të cilat ndodhen përballë pompës së bezinës të “Makpetroll”.

Në terren intervenojnë ekipet e Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit të cilët tentojnë ta vënë zjarrin nën kontroll, por era e fortë e vështirëson punën. Në terren kanë dalë edhe ekipet e policisë, ndërsa automjetet e karrotrecit i mbledhin automjetet e parkuara në afërsi të zjarrit. Tani për tani nuk ka informacione për shkakun e zjarrit dhe sa është dëmi i shkaktuar materiali.

Të Ngjajshme