Prishtinë, 21 qershor- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot mbajti takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në këtë takim, partitë politike propozuan që zgjedhjet lokale të mbahen më 22 tetor. Përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Telegrafin kanë bërë të ditur se tashmë është vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen më 22 tetor, ashtu siç propozuan partitë politike. Edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka gjatë këtij takimit theksoi se zgjedhjet lokale sa më herët që mbahen, aq më mirë pasi këto zgjedhje mund të kenë edhe balotazh, për çka certifikimi do të marr kohë. E tërë kjo, sipas saj do të ishte mirë të përfundojë para vitit të ri, pasi në kundërtën KQZ mund të ketë problem me buxhetin.