Zëvendësministri Saliji u takua me ambasadorin britanik Garet

29

Zëvendësministri i Drejtësisë Bilen Saliji sot u takua me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shkup, Çarls Garet. Në takim Saliji e ka falënderuar Garetin dhe Qeverinë britanike për kontributin e deritanishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Maqedonisë.

Saliji e ka njohur ambasadorin edhe për planin dhe strategjinë që ka Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Drejtësisë në drejtim të reformave në drejtësi. Nga Ministria theksojnë se Saliji e ka bindur Garetin se do të punojmë maksimalisht në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, larg nga duart e politikës, duke mundësuar që gjykatësit dhe prokurorët të punojnë të lirë konform ligjeve dhe parimeve të drejtësisë. Ministri Saliji nga ambasadori Garet, siç theksohet ka marrë garanci për mbështetjen e reformave dhe të gjitha politikave që çojnë drejt zhvillimit të një fryme pozitive në shoqërinë tonë.

Të Ngjajshme