Kryetari i LSM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadoren e re e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Lin Lisjen, gjatë së cilës e ka informuar për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni dhe pritjen nga presidenti Gjorge Ivanov që sa më shpejtë t’ia japë mandatin për formim të Qeverisë së re.
“Qeveria e re e Maqedonisë do të reformohet. Bëhuni gati që t’i zbatojmë të gjithë reformat e patjetërsueshme lidhur me zhvillimin ekonomik të qytetarëve dhe shtetit, por edhe për sigurimin e institucioneve të pavarura, pavarësi të plotë në gjyqësi, media të pavarura, jetë kualitative për të gjithë qytetarët, hapje të perspektivave dhe zhvillim të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Në takim, sipas njoftimit të LSDM-së, është përshëndetur edhe bashkëpunimi tradicional mes Maqedonisë dhe Kinës dhe është konstatuar se thellimi i bashkëpunimit me dy vendeve do të vazhdojë edhe më tej.