Gjevgjeli, 3 dhjetor – Koalicioni “Për jetë në Maqedoni”, i udhëhequr nga LSDM-ja, sot mbajti tubim parazgjedhor në Gjevgjeli. Kryetari i LSDM-së dhe bartës i listës së kandidatëve në Njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Zaev tha se më 11 dhjetor do të vjen deri te ndryshimi i pushtetit dhe se populli do t’i kthejë lirinë dhe demokracinë. Përqendrimi, sipas Zaevit, në të ardhmen do të jetë tek të rinjtë. “Me tërë vëmendjen do të përkushtohemi tek ta, të edukohen, të fitojnë punë dhe të formojnë familje në vendin e tyre, për shkak se jo vetëm Gjevgjelia, por tërë Maqedonia po braktiset. Çdo i ri meriton dhe do të fitojë mundësi të garantuar për jetë në Maqedoni” tha Zaev. Duke prezantuar programin “Për jetë në Maqedoni”, Zaevi paralajmëroi rritje të subvencioneve në bujqësi në 160 milionë euro në vit dhe ndarjen e tyre, siç tha, kur më së shumti u nevojiten bujqve. Në programin është e paraparë që rroga mesatare të jetë 30 mijë denarë, ndërsa ajo minimale 12 mijë denarë në vitin 2017 dhe të arrije 16 mijë denarë në vitin 2020. Koalicioni opozitar premton shëndetësi falas për të gjithë, 140 milionë euro për përkrahje të ndermarrjeve të vogla dhe të mesme, heqja e testimit ekstern, rroga më të larta në arsim, si dhe mundësi për biznis personal të të rinjve me 10.000 euro të pakthyeshme, hapësirë falas afariste dhe firma me vetëm një euro kapital. “Për këtë shkak na nevojiten ndryshime me 11 dhjetor. Ne nuk kërkojmë 63 deputetë, por qeveri stabile, e cila do të kujdeset për popullin e vet dhe do t’i mundësojë jetë në Maqedoni. Për këtë shkak sonte posaçërisht ju drejtohem të papërcaktuarve të qëndrojnë krah për krah me neve, pasi që Maqedonia nuk është vetëm e opozitës, por e të gjithë neve”, tha Zaev.