Kryeministri Zoran Zaev sot i hodhi si të pavërteta informatat se Qeveria ka çfarëdolloj probleme gjatë emërimit të drejtorëve në institucionet shtetërore. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit në odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Zaev theksoi se po vepron jashtëzakonisht vetëm sipas ligjit dhe jo sipas parimit sipas të cilit funksiononte pushteti paraprak.
“Një pjesë e gjërave ndodhin pas dy muajve sepse thamë se do të jemi ndryshe. Nuk kemi qëllim që menjëherë të ndërrojmë gjithçka në administratë. Do të ndërrohen njerëzit të cilët kanë dhënë dorëheqje dhe atje ku kjo është në mënyrë strategjike e drejtë. Do të mbajmë njerëz të cilët janë profesionistë, por madhe duhet t’i ndjekim edhe procedurat ligjore”, poentcoi Zaev.