Qeveria e re është vendimtare që t’i zbatojë reformat e domosdoshme për përshpejtim të procesit eurointegrues të Repubikës së Maqedonisë, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikët të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini. “Në interes të qytetarëve të Maqedonisë është nisma për dinamikën e re në procesin eurointegrues. Qëllimi ynë është që deri në vjeshtë të sigurojmë mjaftueshëm proces në fushat kyçe reformuese, me çka do t’i japim mjaft argumente Komisionit Evropian që të prezantojë raport të ri çara vendeve-anëtare, me rekomandim të ripërtërirë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE”, theksoi Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë, siç theksoi shërbimi për informim i Qeverisë, ka theksuar edhe se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësor dhe bashkëpunimi rajonal, të bazuara në respekt të ndërsjellë, janë përcaktim i fuqishëm i Qeverisë. Në takim është theksuar si e rëndësishme hapja e kapitullit 23 dhe 24 nga bisedimet paraqasëse. Mogerini, ka shprehur mbështetje të fuqishme në orvatjet reformuese të Qeverisë së re dhe paralajmëroi se Maqedonia ka aleat të fuqishëm në BE gjatë zbatimit të reformave. Rekomandimi i përfaqësueses së lartë të BE-së Mogerini është se nëse reformat zbatohet, Bashkimit Evropian është i gatshëm të përgjigjet.
Kryeministri Zaev shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Në takim me Mogerinin, Zaevi i shoqëruar nga delegacioni qeveritar, u takua edhe me kryetarin e Këshillti Evropian, Donald Tusk dhe me eurokomsiarin Johanes Han, ndërsa pasdite në selinë e NATO-s do të bisedojë edhe me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.