Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev më 29 dhe 30 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maltës. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në ditën e parë të vizitës më 29 maj kryeministri Zaev do të realizojë takim me presidenten e Maltës, Mari Luis Koleiro Preka, me kryeministrin, Xhozef Muskat, pas së cilës do të realizohet takim plenar mes dy delegacioneve qeveritare. Kryeministri i Maqedonisë gjatë vizitës zyrtare do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maltës, Anxhelo Faruxha.