Shkup, 13 qershor – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski pasdite në Qeveri pati takim të shkurtër me kryeministrin Zoran Zaev i cili ia ka dorëzuar marrëveshjen për zgjidhjen për kontestin me emrin.
Pas takimit Mickovski deklaroi se ai edhe Zaevi ka pasur takim të shkurtër sepse, siç tha, tema e përgjithshme është shterur gjatë ditës së djeshme dhe ai nuk ka pasur çfarë të shtojë më shumë nga ajo që e ka thënë në dy pres konferencat e fundit.
Përsëriti se kjo marrëveshje për të dhe për VMRO-DPMNE-në është kapitullim i Republikës së Maqedonisë.
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare sot ka pasur takim edhe me presidentin Ivanov ku i ka përsëritur qëndrimet dhe pozicionet e partisë së tij.
Lidhur me këtë nëse ekziston mundësi për ndryshimin e qëndrimit të tij për marrëveshjen midis Zaevit dhe Ciprasit për kontestin me emrin, Misckovski tha se në bazë të detajeve që i kuptojnë këto ditë dhe qëndrimit të tij personal dhe qëndrimit të partisë mbesin edhe më të fuqishëm.