Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili udhëheq me Komitetin drejtues në sistemin për përballje me kriza, sot do t’i vizitojnë qytetarët nga vendet e përmbytura në Poroj, Tetovë. Zaev dhe Spasovski fillimisht do të takohen me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ndërsa pastaj me të do t’i vizitojnë qytetarët e rajonit të Porojit, rrugën lokale Tetovë-Jazhincë, të prekur nga vërshimet dhe në vendngjarje do t’i shqyrtojnë gjendjet në terren.