“Xheladin Zeqiri”, pjesë e festivalit të Bandirmës

27

Tetovë, 16 maj – Shoqëria kulturore artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova është përzgjedhur nga shoqëritë kulturore artistike shqiptare për të marrë pjesë në festivalin e Bandërmës në Turqi, një festival shumëdimensional dhe me një nivel të lartë të konkurrencës artistike. Valltarët e “Xheladin Zeqirit” së fundi kanë zhvilluar prova intensive pasi do të udhëtojnë për në Turqi, ku në Festivalin e Bandërmës do të prezantohen me disa valle nga repertori i Shoqërisë “Xheladin Zeqiri”, si me Vallen e Korçës, vallen “Shqiponjat në festë” dhe disa valle të tjera. Ndryshe SHKA “Xheladin Zeqiri”nga të gjitha festivalet vendore dhe ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë, janë kthyer me çmime nga më të ndryshme çka dëshmon qartë se me dinjitet kanë prezantuar kulturën shqiptare. (koha.mk)

Të Ngjajshme