Mats Wilander, tenisti legjendar suedez, është i njohur si një person që nuk e adhuron aspak tenistin serb Novak Gjokovic. Këtë e ka treguar para finales së Masters në Londër në mes Murray dhe Gjokovic me deklaratën që e kishte bërë nërvoz tërë tifozët serbë dhe të Gjokovicit. “Gjokovic është e ka fituar tashmë pesë herë Masters dhe tifozër nuk dëshirojnë që ai ta fitojë sërish, përveç disa qindar serbë” kishte thënë Wilander fitues i shtatë fishtë i Grand Slam titujve. Ai nuk u ndal me kaq pasi sërish ka goditur tifozët serbë dhe vet tenistin Gjokovic. Në një intervistë për emisionin e njohur “Gem Set&Mats”, të cilën e udhëheq ish tenistja e njohur Barbara Schett Eagle, Wilander foli për turneun e parë Grand Slam për këtë vit, Australian Open. “Do të jetë një turne shumë i bukur dhe shumë vështirë mund të prognozojmë se kush mund ta fitojë. Janë kthyer Roger Federer dhe Rafael Nadal. Andy Murray për herë të parë vjen në Grand Slam si i pari në botë. Warwrinka gjithmonë është i rrezikshëm, kushte fantastik është edhe Zverev. Jam i bindur që do të njëri ndër turnetë më cilësor në vitet e fundit”. E vërejtët që në këtë deklaratë nuk përmendet asnjëherë Gjokovic të cilin shumë thjeshtë nuk e do Wilander.