Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur qesharak, skandaloz, të turpshëm dhe joligjor lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai po ashtu ka thënë se ky vendim ishte politik dhe tani ekipi ligjor i Serbisë do ta analizoj atë. “Do të ishte qesharake po të mos ndihesh keq dhe i pikëlluar në këso momente”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92. Ai ka treguar edhe njëherë se Serbia ka dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradimin e ish kryeministrit të Kosovës. Vendimi ne gjykatës franceze, Serbia nuk do të ketë më të drejt ta apeloj.