VMRO-DPMNE-ja në konferencën për shtyp akuzoi se LSDM-ja tani më dy vite e gjysmë me krizën politike e pengon realizimin e projekteve nga të cilat dobi të drejtpërdrejtë kanë qytetarët.
“Një pjesë e atyre projekteve që nuk mund të fillojnë me realizim është edhe projekti ‘Nga qyteti në fshat për një fillim të ri’. Qëllimi i këtij projekti është që të sigurohen kushte dhe masa përmes të cilave do të stimulohet kthimi i jetës në fshatrat dhe përparimi i kushteve socio-ekonomike për jetë në mjediset rurale në shtet”, theksoi Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE-ja.
Ai theksoi se përmes projektit parashikohen një numër i madh i benefiteve për qytetarët siç janë subvencionimi i shpenzimeve për blerje, rinovim ose ndërtim të shtëpisë deri të paktën 6.000 euro, ndarje e ndihmës mujore të pakthyeshme në vlerë prej 15.000 denarë gjatë 18 muajve ose gjithsej 270.000 denarë, mundësi për shfrytëzim të mbështetjes për 60 për qind të bashkëfinancimit shtetëror të llojeve të ndryshme të investimeve bujqësore, 80 për qind bashkëfinancim shtetëror për instalim të sistemeve për ujitje “pikë-pikë”, shfrytëzim falas të tokës shtetërore bujqësore deri në 3 hektarë.