Zgjedhjet e parakohëshme, janë zgjidhje e vetme për dalje nga kriza në të cilën LSDM pas zgjedhjeve e ka future vendin, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.”Zoran Zaev në mtentim për të shpëtuar veten dhe shoqërinë e tij kriminele të cilët janë të zhytur në krim, është i gatshëm që plotësisht të realizojë Deklaratën e Tiranës dhe me atë të ridefinojë Maqedoni. Zaev është kapur në krim, për çdo ditë shohim se si policia arreston dilerë të drogës, persona që janë pjesë e rrethit të tij të ngushtë dhe me të cilët punoi në fushatë. Për këtë arsye Zoran Zaev është i gatshëm për gjithçka vetëm të vijë në pushtet, me shpresë se do të shpëtojë nga krimi”, thuhet në komunikatën e VMRO-së . Platforma e Tiranës, sipas VMRO-DPMNE-së e cënon karakterin shumetnik unitary të shtetit, ndërsa me realizimin e sajë Zaev e bën hapin e parë drejet federalizimit të Maqedonisë që do të thot definitivish shkatrrim i sajë theksojnë nga partia e Gruevskit, prandaj siç thuhet në komunikatë, për VMRO-DPMNEnë është e pa pranueshme Platforma e tillë tiranase dhe e hodhi poshtë që gjatë bisedimeve.