Shoferi me mungesë shkathtësie, të cilit iu mor patenta e shoferit më herët, këtë mëngjes dëshmoi edhe një herë se nuk e ka vendin pas timonit. Në qytetin turk Bursa, mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku i pazakontë në të cilën një makinë përfundoi deri në shkallët që çojnë në stacionin e metrosë, raporton Anadolu Agency (AA). Aksidenti ka ndodhur në qarkun Osmangazi, kur shoferi 32-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe u sul drejt hyrjes së stacionit të metrosë Merino. Shoferi pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spital, kurse shërbimet kompetente pas përpjekjeve disa orëshe arritën të tërheqin makinën nga shtyllat e shkallëve të stacionit të metrosë. Policia tha se bëhet fjalë për një shofer të pashkathët, të cilit i është marrë patenta dy muaj më parë, pasi që kishte shkaktuar një seri të aksidenteve të trafikut dhe kishte tejkaluar 100 pikë negative.