Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti ka konfirmuar zyrtarisht se do të padisë gazetën franceze “L’Equipe” për një lajm të rremë që ka publikuar. Futbollisti italian pretendon se kjo gazetë ka shpifur në lidhje me lajmin se “Verrati dhe Matuidi kanë janë dëfryer në klub nate,
48 orë para ndeshjes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Sipas Verratit lajmi është thjesht një shpifje, pasi ai ka fakte që konfirmojnë të vërtetën se ku ndodhej 48 orë para ndeshjes kundër Barcelonës.