Mesfushori Marco Verratti dëshiron që gjatë merkatos verore të largohet nga ekipi francez i Paris-Saint Germain. Futbollisti italian është i dëshpëruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe mendon se ky është momenti i duhur për t’u larguar nga Franca, duke i kërkuar agjentit të tij që të nisi bisedimet me ndonjë klub tjetër, shkruan Mundo Deportivo.
Kujtojmë se për shërbimet e tij interesohen skuadrat më të mëdha evropiane si, Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Inter dhe Juventus.