Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka ndërruar jetë të mërkurën, në moshën 86-vjeçare. Lajmin për vdekjen e Kelmendit e ka dhënë gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook. “Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare”, ka shkruar Kelmendi.