Shkup, 26 prill – Një javë pasi eliminuam Vardarin nga Kupa e Maqedonisë, futbollistët e Shkëndijës kanë shënuar fitore 3:1 përballë Vardarit kësaj rradhe në kampionat. Kuqezinjtë që në fillim krijonin raste shënimi ndërsa epërsia erdhi në minutën e 15-të me anë të Megjedoviç. Dukej se pas këtij goli Shkëndija kishte kontrollin e lojës, mirëpo mysafirët barazuan rezultatin pas një pakujdesie në mbrojtje, ndërsa autor i golit ishte Boareto. Shkëndija dukej e vendosur në kërkim të golit të dytë dhe i njejti erdhi në minutën e 63-të, kur Ibraimi me një të majtë të fortë shënon për 2:1. Nëntë minuta para fundit Zhunior bllokon mirë nisjen e aksionit të miqve, ndërsa Ibraimi me një të djathtë të fortë mposht Gaçevskin për së treti herë.
Fitore ka arritur edhe skuadra tjetër tetovare Renova. Në cilësinë e mysafirët djemtë e trajnerit Qatip Osmani mundën Makedonia Gj.P. me 1:3. Musliu në dy herë dhe Velinov, ishin autor të golave për Renovën, ndërsa për nikoqirët golin e shënoi futbollisti shqiptar Jonuzi.
Me gol në minutën e fundit nga pika e bardhë fitore ka arritur Pobeda përballë Sileksit, ndërsa Bregallnica dhe Pelisteri luajtën 1:1.
Nesër do të zhvillohet përballja e fundit e javës së 29 ku Shkupi do të jetë mysafir i Rabotnickit. (Koha.mk)